AKTUALE

Florim Useini: Kur mikpritja shndërrohet në frymëzim – vizitë tek Filantropi Lazim Destani

Dje pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të mikpritem nga miku i respektuar, filantropi i madh dhe simboli i përkushtimit për çështjen shqiptare z. Lazim Destani , në zyrën e tij në zemër të Düsseldorf-it, në qendrën e njohur Schadow Arkaden.

Ishte një vizitë që nuk ishte thjesht formale, por shpirtërore – në kupollën simbolike, ku panorama përshkonte tërë rrugën që të çon drejt qytetit të vjetër dhe kujtesës historike. Siç e do zakoni ynë i ngrohtë shqiptar “kallëm cigaret e muhabetit” dhe çdo bisedë me të ishte si një kapitull i ri në librin e përbashkët të kauzës sonë kombëtare.

Më ndalën sytë tek fotografitë e bukura me personalitete ndërkombëtare, por edhe më thellë se çdo objektiv kamere, më preku piktura e babait të tij në qytetin e vjetër të Tetovës, që më ngjalli mall për rrënjët tona, si dhe figura e Skënderbeut, që sikur na shikonte me sytë e së ardhmes, duke na kujtuar përgjegjësinë tonë historike.

Çdo herë që e takoj këtë burrë me zemër të madhe, largohem i frymëzuar, i mbushur me energi pozitive dhe mendime të thella, sepse bashkë ndajmë ëndrra të mëdha për shqiptarët, për unitetin tonë, për përparimin tonë – aty ku fjalët shndërrohen në vepra.

Falënderoj me zemër mikun tim të dashur Lazim Destani për mikpritjen vëllazërore dhe njëkohësisht falënderim të veçantë edhe për shoqëruesin z. Ismail Asani.

Banner

Related posts

Zgjedhjet presidenciale/ Selmani: Gara do të jetë interesante

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj nga Lutjet e mëngjesit: Shpresë e fortë dhe shtysë në promovimin e idealeve kombëtare

Gjyla Halili

Aksion i MPB-së: Rreth 50 të dyshuar për abuzime në FSPIM

Gjyla Halili