AKTUALE

Vrau ish-bashkëshorten në Ferizaj, një muaj paraburgim për autorin

Banner

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit, të dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares më 12 prill, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

Më 12 prill, i pandehuri është thënë të ketë plagosur edhe vëllain e viktimës, 15 vjeç.

Në vendimin e Gjykatës, të shtunën, është thënë se i pandehuri ka bashkëjetuar më parë me viktimën, dhe që ekziston dyshim i bazuar se me vetëdije e ka kryer vrasjen në orët e pasdites së 12 prillit brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Feri

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se i dyshuari ka qenë ish-bashkëshorti i viktimës dhe se ata e kanë një fëmijë.

Arma e zjarrit është konfiskuar prej Policisë së Kosovës.

Zyrtarë të lartë shtetërorë e kanë dënuar ashpër vrasjen dhe kanë bërë thirrje për drejtësi.

Nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 56 gra./rel

Related posts

Taravari i përgjigjet BDI-së: Ende nuk jemi mandatuar, ne nuk mund të realizojmë pa filluar punën ato që ju nuk i bëtë për 22 vjet

Gjyla Halili

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti mori pjesë në gurthemelin e urës së re në Cvetovë të Studeniçanit

Gjyla Halili

BE thërret Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

admin