AKTUALE

Nikollë Camaj: Aksioni “Fluturimi i shqiponjës” nuk do të mbetet i heshtur – së shpejti komision hetimor në Parlamentin e Malit të Zi

Me rastin e 9 Shtatorit – Ditës së themelimit të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi – nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj, kujtoi një nga momentet më të vështira në historinë e shqiptarëve në Mal të Zi: aksionin famëkeq të vitit 2006, të njohur si “Fluturimi i shqiponjës”.

Në një postim në rrjetet sociale, Camaj u shpreh se ky aksion përbënte një sulm të paprecedentë ndaj shqiptarëve, të cilët u përballën me dhunë, represion dhe shpifje që lanë pasoja të mëdha në jetën politike dhe shoqërore të komunitetit.

“Përgjegjësia ndaj brezave të kaluar dhe e drejta e së vërtetës na obligojnë që kjo çështje të mos mbetet e heshtur,” shkroi Camaj, duke theksuar se është koha për t’u përballur institucionalisht me të kaluarën.

Ai njoftoi se shumë shpejt do të iniciojë në Parlament formimin e një komisioni hetimor, i cili do të shqyrtojë në mënyrë të detajuar të gjitha rrethanat, shkeljet dhe abuzimet e lidhura me këtë aksion policor, i cili u konsiderua nga shqiptarët si një akt diskriminues dhe i motivuar politikisht.

“E vërteta dhe drejtësia nuk mund të fshihen përgjithmonë. Ajo që ka ndodhur duhet të dalë në dritë, për të mbyllur me dinjitet një plagë të hapur të historisë sonë të re,” theksoi Camaj.

Ky paralajmërim vjen në një kohë kur kërkesa për zbardhjen e të kaluarës dhe ndëshkimin e abuzimeve ndaj pakicave etnike po bëhet gjithnjë e më e fortë në diskursin politik dhe shoqëror në Mal të Zi.

Related posts

25 vjetori i rënies heroike të Bekim Berisha – Abeja/ Ahmeti: Përjetësoi amanetet në fushat e betejës

admin

Jeton Shaqiri: Punojmë për hapjen e qendrave për zhvillim profesional të mësimdhënësve në kuadër të të gjitha fakulteteve pedagogjike

admin

“Bukuria e Agjërimit: Transformimi dhe Solidariteti në Muajin e Ramazanit”

Gjyla Halili