AKTUALE

Emina Cunmulaj nderohet në New York State Capitol me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

NEW YORK – Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës në SHBA, Emina Cunmulaj, është nderuar në New York State Capitol me Certifikatë Mirënjohjeje, me rastin e shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ky vlerësim i është ndarë znj. Cunmulaj për kontributin e saj të vazhdueshëm si aktiviste dhe për veprimtarinë e saj të veçantë humanitare, në shërbim të promovimit të vlerave kulturore dhe atdhetare shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ceremonia e nderimit u zhvillua në prani të senatorëve dhe anëtarëve të Asamblesë së Shtetit të New York-ut, të cilët vlerësuan rolin dhe angazhimin e saj në forcimin e lidhjeve mes diasporës shqiptare dhe institucioneve amerikane.

Banner

Related posts

Hovenier rikonfirmon mbështetjen e ShBA-së ndaj BE-së si ndërmjetësuese e dialogut

admin

Rina Ajdari në takim me Institutin për Politikë Evropiane: Deputetët me rol kyç në forcimin e debatit publik

Gjyla Halili

Hovenier: Kosova t’i përmbushë idealet e Deklaratës së Pavarësisë së saj

admin