AKTUALE

Anulohet seanca gjyqësore për sulmin ndaj Pendikov

Anulohet seanca e parë gjyqësore për sulmin ndaj sekretarit të klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov. Avokati i Pendikovit tha se nuk i kishte të gjitha provat për të qenë në gjendje të përgatitej për mbrojtjen e klientit. Në të njëjtën kohë, avokati i të akuzuarit të parë vlerësoi se çështja kishte marrë konotacion politik.

Avokati i Pendikovit, Stefan Kamishevski, tha se klienti i tij nuk mund të vinte sepse ishte në trajtim mjekësor. Ai nuk mund të udhëtonte dhe kishte vështirësi në të folur. Ai tha se nuk e di as adresën ku po qëndron Pendikov.

Seanca e radhës është caktuar për 5 prill.

Banner

Related posts

Dua Lipa nxit imagjinatën e fansave me pozat e fundit, ndërsa shfaqet provokuese si ‘Barbie’ në bikinit 3000 euroshe

admin

Faton Ahmeti kujton 2 Majin, ditën e dëshmorëve

Gjyla Halili

Votoi Grubi: Le të dëshmojmë kapacitet demokratik dhe frymë europiane në këtë proces zgjedhor

Gjyla Halili

Leave a Comment