AKTUALE

Lloga: Zgjedhjet e terorit referendum për shqiptarët, VLEN në panik

Si rezultat i panikut, ndjenjës së pasigurisë, sondazheve dhe debaklit të pritshëm, eksponentët e vLEN-it, në përpjekje për të mobilizuar elektoratin e tyre të demotivuar nga politikat e qeverisjes së VMRO-së dhe vasaliteti i stërshfaqur gjatë këtyre 30% të mandatit, po përpiqen të krijojnë iluzionin se pas zgjedhjeve dikush nga #AKI do t’u bashkëngjitet, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet.

Ne e themi hapur, drejt e shkoqur🗣:
19 tetori është 📦referendum për shqiptarët🇦🇱 e Maqedonisë🇲🇰 dhe jo vetëm. Është momenti i së vërtetës, që tregon se modeli i të qenit “shqiptar i ndershëm”, i provuar për mbi 50 vjet askujt nuk i ka dal mirë. E ashtu si kungujt që bien në vjeshtë, edhe pushteti i falur nga VMRO do të bjerë, bashkë me ëndrrat për takime të fshehta, herë me gjoja eksponentë të tyre, e herë me gjoja eksponentë të VMRO-së.

Defilet e përditshme të “srpski svet”-it, sëbashku me bllokadën e rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut nga binomi vLEN-DPMNE, do të marrin përgjigjen e merituar më 19 tetor. Kjo përgjigje📦 do të jetë ekzemplare📖 për gjeneratat që vijnë, një rezultat që do të kujtohet ndër breza.

Po Europës – Jo botës serbe!

Related posts

Dedivanaj fton bashkatdhetarët për grumbullimin e fondeve më 14 Prill

Gjyla Halili

U MBAJT MBLEDHJE E KUVENDIT TË BFI-SË

Gjyla Halili

LSDM: Mickoski me orët 60.000 euro nuk mund ta kuptojë se çfarë është një shportë sindikale për një jetë të dinjitetshme

Gjyla Halili