AKTUALE

BDI: Memorandumi i mirëkuptimit mes Fondit të Sigurimit Pensional të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Republikës Serbe: Një hap i rrezikshëm drejt minimit të sovranitetit të Bosnjë e Hercegovinës

Veçanërisht skandaloze është deklarata e drejtorit të Fondit, Nikola Memov, i cili e trajton Republikën Serbe në BeH si shtet të pavarur dhe nënshkrimin e këtij dokumenti e paraqet si pjesë të “rregullimit të marrëdhënieve me vendet e ish-Jugosllavisë”. Republika Serbe nuk është shtet — ajo është entitet brenda shtetit ndërkombëtarisht të njohur të Bosnjës e Hercegovinës, dhe krijimi i saj, sipas të gjitha vendimeve të Tribunalit të Hagës, lidhet me fushata të spastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj boshnjakëve, që kontribuuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, e jo në ruajtjen e saj. Memov nuk po merr pjesë në ndonjë fushatë të padëmshme jugonostalgjike, por po i jep vrull forcave që e shkatërruan Jugosllavinë dhe kontribuuan në stagnimin e tërë rajonit. Kujtojmë se, sipas të gjitha orientimeve tona strategjike, Maqedonia e Veriut e ndërton rrugën e saj jo mbi hijet e së kaluarës, por mbi të ardhmen — përmes implementimit të reformave dhe vlerave europiane — dhe nuk duhet të bëhet pjesë e projekteve retrograde për “Botën Serbe” që përbëjnë kërcënim për paqen dhe sigurinë e tërë rajonit.

Thirrje për përgjegjësi

I bëjmë thirrje udhëheqjes së Qeverisë dhe Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor që menjëherë të rishqyrtojnë hapat e tyre, të pezullojnë zbatimin e këtij memorandumi dhe publikisht të konfirmojnë përkushtimin e patundur të Maqedonisë së Veriut ndaj së ardhmes europiane dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës e Hercegovinës.

Banner

Related posts

“Je dashnia ime” hiti i ri nga Elvira Fjerza dhe Nexhip Dida

Gjyla Halili

Talat Xhaferi në vizitën e parë në Kosovë si kryeministër, viziton Kolegjin AAB

Gjyla Halili

Ratkoceri ironizon me VLEN-in pas takimit të liderëve: “Gomarin e hëngri ujku, këta ende shpresojnë se është ëndërr”

Gjyla Halili