AKTUALE

BDI dënon kërkesën e kryeministrit për dorëheqje të gjykatësit të Gjykatës kushtetuese

BDI dënon kërkesën e kryeministrit për dorëheqjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, për shkak të rezistencës së tij ndaj përpjekjeve të gjykatës për të zbatuar urdhra partiake.

Në vend që të reagojë ndaj sjelljes skandaloze të kryetarit të Gjykatës, i cili publikisht ka pranuar se qëllimisht nuk e zbaton Ligjin për Gjuhët, sepse “nuk i pëlqen”, kryeministri vazhdoi të ushtrojë presion mbi gjykatën për të realizuar iniciativën partiake.

I bëjmë thirrje kryeministrit që të ndalojë instrumentalizimin e gjykatës dhe të tërheqë menjëherë iniciativën për kontestimin e ligjit.

Shteti i së drejtës nuk ndërtohet me presion politik mbi institucionet e pavarura.

Banner

Related posts

Snopçe përmend “Tigrat” dhe punësimet në MPB, thotë se Ligji që po përgatit VLEN-i do të mundësojë përfaqësim në të gjitha instancat

Gjyla Halili

Në ditën e fundit janë prodhuar 13.626 MWh energji elektrike

admin

Kuvendi i RMV-së cakton seancën për formimin e qeverisë

Gjyla Halili