AKTUALE

Rahja e të rinjëve në Tetovë- Lloga: Kjo që ndodh nuk mund të bëhet normalitet në Maqedoni

Banner

Ish ministri i drejtësisë njëherit nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar sonte në Tetovë nga një tifo grup maqedonas ndaj dy të rinjëve shqiptarë duke nënvizuar se “Dhuna fizike dhe verbale kundër shqiptarëve po instalohet nga shkallët e sallave dhe stadiumeve në rrugë e sheshe. Fryma e qeverisë dhe pandëshkueshmëria e këtyre ndodhive është akoma më e rrezikshme se vetë dhuna.”.

Kjo që ndodh nuk mund të bëhet normalitet në Maqedoni.
Dhuna fizike dhe verbale kundër shqiptarëve po instalohet nga shkallët e sallave dhe stadiumeve në rrugë e sheshe. Fryma e qeverisë dhe pandëshkueshmëria e këtyre ndodhive është akoma më e rrezikshme se vetë dhuna.
Si prind, ndjej ankthin dhe pasigurinë e çdo familjeje që sheh fëmijët e vet të ekspozuar ndaj dhunës.
Si qytetar, refuzoj ta pranoj këtë realitet të errët që tenton të normalizohet.
Si politikan, kërkoj reagim urgjent dhe të vendosur të institucioneve, ndëshkim të autorëve dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tanë.
Ne nuk duhet të heshtim. Heshtja është bashkëfajësi.
Maqedonia e Veriut duhet të jetë vend i barazisë, sigurisë dhe respektit të ndërsjellë, jo terren i frikës dhe urrejtjes.

Banner

Related posts

Memeti do të tërhiqet nga Këshilli i Prokurorëve, lajmërohet se nuk do shkoj në mbledhje

Gjyla Halili

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë vitin e ardhshëm do të ketë buxhet prej 68,15 miliardë denarëve

Gjyla Halili

Komisioni i për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive do të mbajë dy seanca

Gjyla Halili