AKTUALE

KSHZ: Zyrtarisht presidente e shtetit shpallet Gordana Siljanovska Davkova

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski sot, me shpalljen përfundimtare të rezultateve të votimit për zgjedhjet presidenciale të 8 majit, në seancën e KSHZ-së konfirmoi se për kryetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur Gordana Siljanovska Davkova, me shumicën e votave nga votuesit që votuan, gjegjësisht 561.000 vota, kundrejt kundërshtarit të saj Stevo Pendarovski 251.899.

Në seancë u miratua njëzëri procesverbali për përfundimin e rezultateve të votimit.

Siç tha Dashtevski, Siljanovska Davkovës certifikata e zgjedhjes për kryetar të shtetit dhe për inaugurimin e ardhshëm do të bëhet në ora 10:00.

Në KSHZ nuk ka pasur vërejtje për procedurën e përmbledhjes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa për zgjedhjet parlamentare, të cilat po ashtu janë të 8 majit, nëntë janë dorëzuar nga Koalicioni VLEN, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga e Majta.

Pas shpalljes përfundimtare të rezultateve zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, KSHZ-ja duhet të dorëzojë raport në Kuvend për caktimin e seancës për inaugurimin e presidentit të ri, e cila, sipas njoftimeve, do të mbahet nesër në mesditë. Ajo duhet të japë një deklaratë solemne para deputetëve të përbërjes së vjetër, pas së cilës fillon mandati i saj. Mandati i presidentes aktuale skadon nesër.

Profesoresha universitare Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut dhe gruaja e parë që do të zgjidhet në këtë post.

Banner

Related posts

“Vatra” apel ndaj SHBA dhe vendeve anëtare të QUINT: Lista Serbe, lidhje të rrezikshme me struktura kriminale dhe terroriste

Gjyla Halili

Taravari: Komunikoj me të gjitha partitë politike, përpos me Selën dhe Thaçin! VLEN ende s’ka vendim se si do të shkojë në zgjedhje

Gjyla Halili

Mucunski: Besojmë se mund të gjendet zgjidhje racionale e cila do të jetë e pranueshme për ne

Gjyla Halili