AKTUALE

SEMIR ABDILAZIZ SHAIPI drejt titullit Hafiz i Kur’anit

Më 2 shtator 2025, komisioni i hifzit pranë Myftinisë së BFI Tetovë, i përbërë nga hafiz Ibrahim ef. Alija, hafiz Ismail ef. Nuhiu dhe hafiz Idriz ef. Osmani, mbajti seancën e parë të provimit të hifzit për kandidatin Semir Abdilaziz Shaipi, i cili e realizoi mësimin-memorizimin e Kur’anit Fisnik nën kujdesin e muhafidhit Abdurahman ef. Asllani.

Në ditët në vijim do të mbahen edhe 2 seanca dëgjimore të memorizimit të Kur’anit Fisnik.
Provimi përbëhet nga tre seanca të veçanta dëgjimore.

Urojmë që All-llahu xh.sh t’ia lehtësojë dhe t’i dhurojë sukses të plotë kandidatit në përfundimin e provimit për titullin e lartë “Hafiz i Kur’anit Fisnik”.

Banner

Related posts

Nga sot çerdhet do të pranojnë fëmijë që kanë marrë tri vaksina DiTePer

Gjyla Halili

AALEA Takim në Tiranë me Prefektin Shkëlqim Hajdari

Gjyla Halili

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

Gjyla Halili