AKTUALE

Arbër Ademi: Tentativa për shfuqizimin e Badenterit rrezikon stabilitetin e vendit

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka paralajmëruar për një rrezik serioz ndaj themeleve kushtetuese dhe Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas Ademit, qeveria dhe partnerët e saj po ndjekin një agjendë që cenon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera. Ai përmend ndërhyrjet e fundit si: shfuqizimi i Balancuesit, shkelja e ligjit për gjuhët, reduktimi i numrit të këshilltarëve në komuna, përjashtimi i diasporës shqiptare dhe dorëzimi i Marrëveshjes së Ohrit tek figura me qëndrime antishqiptare.

“Deklaratat për rishikimin e shumicës së Badenterit nuk janë lapsus politik; ato janë pjesë e një skenari të qëllimshëm për të goditur Marrëveshjen e Ohrit dhe stabilitetin kushtetues të vendit,” – tha Ademi.

Ai shtoi se çdo tentativë për të hequr Badenterin, mekanizmin që mbron nga majorizimi dhe siguron funksionimin multietnik të shtetit, është një hap për ta kthyer vendin pas në padrejtësi dhe përjashtim.

Ademi i bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor të tregojnë se barazia nuk negociohet dhe Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet:

“Ky plan po realizohet nga disa pa legjitimitet që janë të gatshëm të heqin dorë nga gjithçka që ka vlerë për shtetin multietnik dhe unitar. Por këtë rrezik do ta ndalë vota e qytetarëve,” – përfundoi nënkryetari i BDI-së.

Related posts

Disha: Bilall Kasami së bashku me Saubermacher kanë dërguar në përmbarues mbi 10mijë qytetarë

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

SHEMBËLLTYRA E TIJ

Gjyla Halili