AKTUALE

Arbër Ademi: Tentativa për shfuqizimin e Badenterit rrezikon stabilitetin e vendit

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka paralajmëruar për një rrezik serioz ndaj themeleve kushtetuese dhe Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas Ademit, qeveria dhe partnerët e saj po ndjekin një agjendë që cenon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera. Ai përmend ndërhyrjet e fundit si: shfuqizimi i Balancuesit, shkelja e ligjit për gjuhët, reduktimi i numrit të këshilltarëve në komuna, përjashtimi i diasporës shqiptare dhe dorëzimi i Marrëveshjes së Ohrit tek figura me qëndrime antishqiptare.

“Deklaratat për rishikimin e shumicës së Badenterit nuk janë lapsus politik; ato janë pjesë e një skenari të qëllimshëm për të goditur Marrëveshjen e Ohrit dhe stabilitetin kushtetues të vendit,” – tha Ademi.

Ai shtoi se çdo tentativë për të hequr Badenterin, mekanizmin që mbron nga majorizimi dhe siguron funksionimin multietnik të shtetit, është një hap për ta kthyer vendin pas në padrejtësi dhe përjashtim.

Ademi i bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor të tregojnë se barazia nuk negociohet dhe Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet:

“Ky plan po realizohet nga disa pa legjitimitet që janë të gatshëm të heqin dorë nga gjithçka që ka vlerë për shtetin multietnik dhe unitar. Por këtë rrezik do ta ndalë vota e qytetarëve,” – përfundoi nënkryetari i BDI-së.

Banner

Related posts

Dorëzohet puçisti Arben Taravari e kupton se nesër do të shkarkohet

Gjyla Halili

Gjithçka gati për hapjen e shtabit të Frontit Europian në Gradec

Gjyla Halili

Shkup, u mbajt memorial për veprimtarin Tahir Hani

Gjyla Halili