AKTUALE

Profesorë nga Universiteti i Teknologjisë në Lodz të Polonisë e vizituan Universitetin e Tetovës

Banner

Universiteti i Tetovës i mirëpriti dy profesorë të njohur nga Universiteti i Teknologjisë në Lodz, Poloni: Prof. Dr. Robert Stanisławski, në kuadër të programit CEEPUS, dhe Prof. Dr. Andrzej Szymonik, në kuadër të programit Erasmus.
Gjatë vizitës së tyre, profesorët polakë u takuan me Rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli. Në këtë takim morën pjesë edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi, Prorektorja për Financa, Prof. Dr. Aida Baftijari – Yzeiri, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Brikend Aziri, si dhe Prodekania për Arsim në të njëjtin fakultet, Doc. Dr. Vjollca Hasani – Limani.
Rektori i UT-së i informoi mysafirët për historikun, misionin dhe zhvillimin e Universitetit të Tetovës, duke theksuar rëndësinë që institucionit i kushton ndërkombëtarizimit, bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimeve ndërkombëtare si faktorë kyç për ngritjen e cilësisë në arsim dhe kërkimin shkencor.
Në takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha të ndryshme, si kërkimi shkencor, shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik, si dhe realizimi i projekteve të përbashkëta. Profesorët polakë shprehën falënderime për mikpritjen dhe interesimin e treguar, duke theksuar gatishmërinë e tyre për të forcuar lidhjet akademike ndërmjet dy universiteteve.
Vizita të tilla paraqesin një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të partneriteteve të reja ndërkombëtare dhe hapin mundësi për zhvillimin profesional të studentëve dhe stafit të Universitetit të Tetovës.

Banner

Related posts

Snopçe krah Bajram Rexhepit: Jemi bashkuar për të ti treguar Mickovksit dhe të tjerëve se shqiptarët slejojnë realizim të planeve dashakeqe

Gjyla Halili

Si të kuptosh nëse do të të vrasin këpucët

admin

Arrestohet 24 vjeçari nga Shkupi, kjo është arsyeja

admin