AKTUALE

Hasani: “Artanizmi” – mekanizëm shkatërrues që i dha fund BDI-së

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Demokratike dhe drejtori i Agjencisë për Kullosat në RMV, Bashkim Hasani, ka reaguar fuqishëm përmes një statusi në Facebook, ku denoncon ashpër atë që ai e quan “Artanizëm” – një fenomen që, sipas tij, ka shkatërruar rrënjësisht BDI-në.

“Artanizmi nuk ishte një filozofi ndërtuese, por një mekanizëm shkatërrues, përçarës dhe kriminel e korruptiv. Por ajo që është edhe më shqetësuese është se artanizmi nuk është një e kaluar e mbyllur, ai vazhdon edhe sot.”

Hasani shprehet se, pavarësisht krizës së thellë në të cilën ndodhet partia, strukturat kyçe mbeten nën kontrollin e po të njëjtave mekanizma. Sipas tij, kjo gjendje po e mban BDI-në peng të interesave personale dhe po zhbën çdo mundësi për reformë reale.

“Nëse nuk ndodh një ndërprerje e qartë me këtë mentalitet, BDI rrezikon të shuhet si forcë politike me legjitimitet te shqiptarët. Është koha për zgjim, për ndëshkim të së kaluarës dhe për ndërtimin e një alternative të re.”

Banner

Related posts

Gjykata Penale refuzoi kërkesën për rigjykim në rastin “Alfa”! Agim Islami: Kjo i bie që në qoftë se Maqedonia s’ka kirurg për të ta shpëtuar jetën, duhet të vdesësh se nuk pranohet mjekë nga jashtë

Gjyla Halili

Dimitrovska: Vetëm 25 përqind e institucioneve kanë dorëzuar të dhënat për veturat zyrtare

Gjyla Halili

Stoilkovski për formimin e Qeverisë: Bisedimet janë në fazë të avancuar

Gjyla Halili