AKTUALE

Bashkëpunim për të ardhmen: Rinia e BDI-së takon deputetët

Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zhvilluar sot një takim ndërmjet të rinjve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe deputetëve të Grupit Parlamentar të kësaj partie, i udhëhequr nga koordinatorja Rina Ajdari.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet rinisë dhe përfaqësuesve institucionalë, me theks të veçantë në çështjet që lidhen drejtpërdrejt me të rinjtë dhe perspektivën e tyre në vend.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e rinisë theksuan nevojën për përfshirje më të madhe të të rinjve në proceset vendimmarrëse, duke nënvizuar rëndësinë e politikave që adresojnë sfidat dhe aspiratat e tyre.

Nga ana tjetër, deputetët shprehën gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të mbështetur iniciativat që vijnë nga të rinjtë.

Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të rinisë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më përfaqësuese dhe me orientim europian.

Ja postimi plotë:

Rinia në veprim, zëri që ndërton të ardhmen.

Sot, në ambientet e Kuvendit të Republikës Maqedonisë së Veriut, u realizua një takim ndërmjet të rinjve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe deputetëve të Grupit Parlamentar të BDI-së, i udhëhequr nga koordinatorja znj. Rina Ajdari.

Ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm në forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet rinisë dhe përfaqësuesve institucionalë, me fokus në adresimin e çështjeve që prekin drejtpërdrejt të rinjtë dhe të ardhmen e tyre.

Rinia jonë dëshmoi edhe një herë se është e organizuar, e vetëdijshme dhe e gatshme të kontribuojë në proceset vendimmarrëse.
Së bashku për një të ardhme më të drejtë, më europiane dhe më përfaqësuese!

Banner

Related posts

Kur shqiptarët kishin fuqi në shtet. Pse duhet mbështetur Menduh Thaçi?

Gjyla Halili

BDI thellon bashkëpunimin me NDI-në Amerikane

Gjyla Halili

Ziadin Sela nga Tetova: Kur erdha këtu mendova se do ta gjej parkingun me kate të Bilall Kasamit

Gjyla Halili