AKTUALE

Forumi i Gruas në BDI: VLEN me çdo mjet kanë filluar t’i luftojnë gratë që i takojnë subjektit BDI dhe Frontit Europian

Nga Forumi i Gruas në BDI kanë reaguar pas kumtesës së fundit të VLEN, por edhe ndaj fjalojsjes që kishte në Kuvend deputeti Rijad Shaqiri me deputeten Ilire Dauti, përcjell TV21. Nga Forumi i Gruas në BDI thonë se VLEN me çdo mjet po lufton gratë që janë pjesë e politikave të Frontit Europian.

Në lidhje me: VLEN: Në BDI nuk ka as barazi gjinore e as nëna e gra shqiptare që vlerësohen! Ka vetëm krim dhe korrupsion.
Sekretariati për mundësi të barabarta- Bashkimi Demokratik për Integrim dënon gjuhën fyese të të zgjedhurve të popullit dhe koalicionit Vlen, të cilët me çdo mjet kanë filluar t’i luftojnë edhe gratë që i takojnë subjektit BDI dhe Frontit Europian. Çdo tentativë e këtillë, vetëm se nxjerr në shesh panikën tuaj, dezorientimin tuaj dhe urrejtjen për çdo të arritur shqiptare por edhe dëshirën që duke nënvlerësuar gruan, nënën, motrën shqiptare në politikë t’ju shërbeni qarqeve anti-shqiptare dhe politikave regresiste. Kujtojmë koalicionin Vlen se ne jemi shumë më tepër se dëshira e tyre për kontaminim dhe hakmarrje ndaj gruas shqiptare në politikë dhe qëllimi i errët i tyre nuk do të na zbraps nga rruga jonë në ndjekje dhe në krah të kryetarit z. Ali Ahmeti. Fjalori juaj dhe shprehjet e tipit: “Je grua se ndryshe ishim marrë vesh” u quajt fjalor seksist nga organizata me ndikim në sferën e barazisë gjinore në vend dhe ky lloj fjalori më së miri nxjerr në pah fytyrën tuaj dhe qëndrimin tuaj ndaj gruas në përgjithësi por edhe ndaj gruas në politikë në veçanti. Ky lloj fjalori poashtu shpreh edhe qëndrimin tuaj ndaj barazisë gjinore si koncept bashkëkohor në jetën publike dhe politike”, thuhet mes tjerash në reagim, ku gjithashtu kërkohet që organizatat kompetente të reagojnë ndaj deklaratave të VLEN.

Related posts

Zv/kryeministri Stoilkoviq: Për mua gjithmonë do të jetë ‘Kosovë dhe Metohi’, por do të respektoj vendimet e shtetit

Gjyla Halili

Mickoski kërcënon BDI-në: Përveshi do t’ju nxjerrim nga shtëpia

Gjyla Halili

VLEN pro shfuqizimit të qeverisë teknike, por jo para zgjedhjeve të ardhshme

Gjyla Halili