AKTUALE

Muhamet Idrizi emërohet Shef i Shtabit të Këshillit Vendor “Sami Frashëri” në Çair.

Banner

Të nderuar qytetarë të Çairit,

Pas konsultimeve me Kryetarin, kryesinë dhe strukturën organizative sot, në prani të Kryetarit të Këshillit Vendor “Sami Frashëri”, z. Sedat Alija, pata kënaqësinë të emëroj Profesorin Muhamet Idrizi si Shef të Shtabit të Këshillit Vendor “Sami Frashëri” në Çair.

Muhamet Idrizi është një Profesor me përvojë të pasur dhe të qëndrueshme në fushën e edukimit, me një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj formimit të brezave të rinj.
Si arsimtar dhe profesor i Gjeografisë për më shumë se 15 vite në shkollat fillore të Çairit, ai ka fituar respektin e nxënësve, prindërve dhe kolegëve.

Me këtë emërim, synojmë të sjellim në qendër të veprimtarisë sonë njerëz me përvojë konkrete në shërbim të komunitetit, të cilët e njohin nga afër realitetin dhe nevojat e qytetarëve të Çairit.

Muhamet Idrizi nuk është vetëm një edukator, por një qytetar aktiv dhe i përkushtuar që e ka lidhur jetën dhe veprimtarinë e tij me këtë lagje. Ai është mishërim i punës së ndershme, përkushtimit afatgjatë dhe përfaqësimit të denjë të vlerave arsimore dhe shoqërore.

Besojmë fuqishëm se përvoja e tij, modestia dhe afërsia me njerëzit do të reflektojnë pozitivisht në punën e Këshillit Vendor “Sami Frashëri”,

I uroj z. Idrizi punë të mbarë dhe suksese në këtë detyrë me përgjegjësi të lartë shoqërore.

Related posts

MMJPH: Takimi i ministrit Mexhiti me ambasadorin Baumgartner

Gjyla Halili

VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së

Gjyla Halili

Kryeminstri Xhaferi: Data e sotme është skalitur në kujtesën kolektive me pikëllim, hidhërim dhe dhimbjen shumë të madhe të shkaktuar nga deportimi i hebrenjve nga shteti ynë

Gjyla Halili