AKTUALE

HATME NË FSHATIN TREBOSH

Sot më 21.12.2024 në xhaminë e fshatit Trebosh në mënyrë solemne u bë duaja e hatmes nga 19 nxënëse të moshave të ndryshme të cilat leximin e Kuranit e kanë ndjekur te mualimja Havushe Memedi, e cila vazhdon të jep kontributin e saj për të ngritur vetëdijen fetare në këtë fshat.
Falë punës së mualimes ajo ariti të përcjell gjeneratën e Xll-të me rradhë.Manifestimi u nderua nga prania e një numri të madh mysafirësh, duke përfshirë profesoresha të Medresesë, mualime dhe hafize. Ndër të pranishmit ishte edhe koordinatorja e “Medresesë Isa Beu”, profesoresha Barije Shabani, e cila mbajti një fjalë rasti. Ajo i përshëndeti të pranishmit dhe foli rreth rëndësisë dhe vlerave të mësimit të Kuranit Fisnik. Gjithashtu, të pranishmit u përshëndetën edhe nga përgjegjësja e sektorit të femrës pranë Myftinisë së Shkupit, teologia Xheuhere Ramani.Programi u përmbyll me duanë e hatmes nga mualimja Mona Jusufi, duke shënuar kështu përfundimin e kësaj ceremonie të rëndësishme për fshatin Trebosh dhe më gjerë.Zoti ua pranoftë!

Banner

Related posts

Micotakis: Çfarëdo lloj anashkalimi i Marrëveshjes së Prespës do të ketë pasoja edhe në marrëdhëniet bilaterale edhe në rrugën e Shkupit drejt BE-së

Gjyla Halili

Ministri Lloga uron ditën e gjyqësorit 31 marsin

Gjyla Halili

SPAK përfundon hetimet për Muhamet Manollarin, dërgoi para për të financuar terrorizmin

Gjyla Halili