SHQIPËRI

New York Times tregon hetimin e FBI/ Faktet e reja për takimet me Ramën dhe pagesa 225 mijë dollarë nga Neza

Gazeta New York Times ka zbuluar detaje të reja se si ish zyrtari i lartë i FBI-s Charles McGonigal, nuk i  kishte mbajtur të fshehta takimet e zhvilluara në Shqipëri me kryeministrin Edi Rama.

Shkrimi vjen vetëm një ditë më pas nga ajo çfarë deklaroi Edi Rama në intervistën me Grida Dumën në Top Story:

Gazeta New York Times sjell këtë detaj i cili fakton qëndrimin e kryeministrit.

  “Gatishmëria e  McGonigal për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë, një vend i cili ka një prezencë diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk e mbajti sekret tek kolegët përfshirjen e tij, na thotë një ish zyrtar. Po ashtu McGonigal përdori adresën zyrtare të FBI-së dhe telefonin për këto çështje, na thotë një person me dijeni të këtij hetimi”.

Për sa i përket shumës prej 225.000 dollarë dhënë McGonigal nga Neza, New York Times thotë: “Prokurorët nuk kanë ngritur asnjë akuzë ndaj McGonigal apo të kenë ndërmarrë ndonjë veprim tjetër  për shkëmbimin e shumës 225.000 dollarë në cash”.

Opozita në Tiranë prej ditës po tenton t’i lidhë takimet e Edi Ramës me ish zyrtarin e lartë të FBI Charles McGonigal si pikënisjen e një përpjekje për të shkatërruar Partinë Demokratike atë kohë e udhëhequr nga Lulzim Basha.

Po sipas opozitës Rama- McGonigal, Agron Neza dhe Dorian Duçka ishin njerëzit që vunë në lëvizje FBI-në për të hetuar lobimin e PD-së përmes kompanisë lobuese “Muzin Capitol” e drejtuar nga Nick Muzin.

New York Times ndalet edhe në këtë episod dhe thotë: “Mbetet e paqartë nëse Departamenti Drejtësisë ndërmori hapa të tjerë për hetuar Nick Muzin dhe asnjë akuzë nuk u ngrit kundra tij. Vetë Muzin në një deklarim është shprehur se “nuk kishte arsye të besonte  se përse të ishte viktimë e një hetimi të rremë. “Nëse do të isha,  do të isha i pafat dhe shpresoj do të bëhet drejtësi””.


Top Channel

Related posts

Mjeku tregon kur mund të kthehet Edi Rama në fushatë

admin

Jeni kurioz? Del FOTO, kështu dukej Grida Duma si nuse

admin

Financimi i Kishës Ortodokse Serbe nën sundimin e Vuçiq-it, milionat që nuk u publikuan kurrë

admin

Leave a Comment