SHQIPËRI

Prokuroria serbe pranon kërkesë ta marrë në pyetje Vuçiqin për rastin “Panda” në Pejë

Banner

epa10732107 Serbian President Aleksandar Vucic speaks ahead of the Hungary-Austria-Serbia Migration Summit at the Austrian Chancellery in Vienna, Austria, 07 July 2023. EPA-EFE/MAX SLOVENCIK

Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar në Serbi ka pranuar kërkesë për të dëgjuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin “Panda” në Pejë.

Më 14 dhjetor të vitit 1998 persona të armatosur kishin hyrë në lokalin “Panda” në Pejë, duke vrarë gjashtë të rinj serbë.

Për këtë, Vuçiq më herët kishte thënë se thuajse e di se çfarë kishte ndodhur në kafenenë në Pejë.

Avokati që përfaqëson familjen e gjashtë të rinjve të vrarë, Ivan Niniq tha për Danasi se është në pritje të përgjigjes nga Prokuroria dhe se shpreson se do të jetë pozitive, sepse “çdo zgjidhje tjetër do të ishte shqetësuese”.

Sipas fjalëve të tij, familjet që përfaqëson ai kanë paraqitur kërkesa për dëgjimin e Vuçiqit si dëshmitar vetë disa herë më parë, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria.

Në Prokurorinë për Krim të Organizuar në Beograd në nëntor të vitit 2015 ka nisur hetimi për rastin “Panda”, por ende nuk është ngritur aktakuzë për këtë. /Insajderi.org/

Related posts

Sekretari Blinken vjen nesër në Tiranë dhe takon Begajn, Ramën e Dumanin, Yuri Kim: Vizita për të ardhmen e vendit

Gjyla Halili

Policia e Kosovës arreston shtetasin e Shqipërisë, kërkohej për rrëmbimin dhe zhdukjen e një personi

admin

Mbërrin në Sarandë kroçera e parë me turistë amerikanë për 2023, Rama: Ogur i mirë për sezonin turistik!

admin

Leave a Comment