OPINIONE

EFEKTI I SIMBOLEVE

Shkruan:
Taxhudin Hamidi

Nuk mundet të ketë universalitet pa shumëllojshmëri.

Gjithashtu as besnikëri pa lëvizje.

As që mundet të paraqitet efekti i simboleve në mungesë të jetës pa sinqeritet.

Nëse lexonë figura botërore të cilat kanë krijuar dhe themeluar kultura dhe simbole nuk do i gjejsh edhe udhëheqës të tyre.

Pra në Zagreb shumë më shumë gjimnazistët e njohin Bizmark- un se sa në vendin tonë.

Bizmarku themeloi Gjermaninë por asnjë herë nuk e udhëheqi.

Pra të krijosh strategji tematike për ruajtjen e simboleve është shumë më shumë se sa të marrish timonin e pushtetit të një vendi.

Gjithashtu mund të vërejmë në analet e Bagdadit se më shumë është shkruajtur për dijetarët dhe shkrimëtarët se sa për udhëheqësit e tyre.

Krijuesi që krijoi shumë gjuhë dhe ngjyra, fise e popuj të ndryshëm është prezentuar si burim i ftesës për vepra të mira.

Mungojnë efektet e simboleve të cilat deedukojnë popullin në aktivitetet shoqërore.

Në simbolet e gjuhës së përditshme dukshëm mungojnë simbolet:
*Sundimi i ligjit;
*Pavarsia e pluralizmit;
*Transparenca e institucionit;
*Modernizimi i politikave zhvillimore;
*Kulti i progresit;
*Teknologjia shqipëtare;
*Rikthimi i qëllimeve më të larta;
*Liria e interpretimit;
*Motivimi i kreativitetit tek rinija;
*Shprehja e re kulturore dhe
*Mendimi origjinal me tipare autohtone.

Pra aktualitetit shqipëtarë kërkonë mjete të reja që të mobilizojë intelegjencën dhe kreativitetin e popullatës.

Politikologët, kulturologët, psikologët, teologët dhe mësimdhënësit kërkohet të paraqesin alternativa të pasura të shumëllojshme, që d’të trimërojnë edhe shprehjet tradicionale dhe iniciativat origjinale duke i respektuar të gjitha kulturat e botës dhe shumëllojlloshmërinë qenësore si parim më i lartë etik.

Konkretisht, kjo d’të thotë se kudo që të jetojë njeriu, duhet të mbetet besnik i parimeve më të larta dhe qëllimeve etike, e të zhvillojë kurejshtje dhe kreativitet me të cilat d’të bashkojë modelet të origjinave të ndryshme kulturore.

Nuk është urtësi të fshihesh vazhdimisht pas simboleve të popujve të tjerë dhe të bëhesh i pa dukshëm por duhet të pranosh simbolet e identitetit tëndë.

Pranimi i simboleve si një përparim i dukshëm i identitetit.

Dhe padyshim duhet të gjejshë mënyrën për të qëndruar besnik ndaj parimeve etike fetare* (R.Tarik ) dhe kombëtare duke i mbështetur simbolet e kulturës ku jeton – jetojmë.

Por sot mënyra e përkrahjes së simboleve kërkonë më shumë kreativitet.

Musa edhe Isa alejhiselam ka thënë:

Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin: profetët!

Unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, por për të i zbatuar.

Ndërkaq Muhamedi Alejhiselam e thotë hadithin e njohur:
” Profetët janë vllezër”.

” Të dërguarit e Zotit nuk janë përjashtuar me njëri- tjetrin, por ata janë plotësuar me njëri-tjetrin”.

Këtu duhet theksuar faktin se profetët u paraqitën në histori.

Pra simboli i profetëve është identiteti i historisë njerzore.

Simboli i profetëve është vëllazëria dhe barazia. (*th)

Muhamedi alejhiselam vuri lidhje me të dërguarit e mëparshëm nëpërmjet Shpalljes, e cila pikërisht lidhi Ademin , Nuhin, Ibrahimin, Musai , Isain – Muhamedinn dhe në këtë mënyrë edhe umeti i Pejgamberit alejhiselam hyn në histori si një trup i veçant shoqëror. (Ch.Hasan)

Në këtë mënyrë Islami ose Shpallja e fundit e Allahut hyn në histori, edhe atë pikërisht në vitin 610 sipas isait kur filloi shpallja e Kuranit.

Me hixhretin – emigrimin e Muhamedit alejhiselam nga Meka në Medinë ummeti del në skenën historike .

Nga ky mision bota kuptoi efektin shoqëror se besimi dhe veprat e mira , sipas mësimit islam , janë kusht për njeriun të artijë sukesë dhe perspektivë të vazhdueshme në jetën e lumtur dhe efektin e simboleve të përsosura në zhvillimin njerzorë .

Related posts

Opinion përciptas mbi debatet shterpe kolerike

Gjyla Halili

Dogjën xhaketën që të ruajnë kuletën!

Gjyla Halili

PA ALI AHMETIN NË QEVERI, NUK KA STABILITET NË MAQEDONI TË VERIUT

Gjyla Halili