OPINION: top-shqip.mk
Çdo tentim i Mickoskit për të anashkaluar vullnetin politik të shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, do të ballafaqohet me “blinderin” e Ali Ahmetit i cili do t’ia bluaj gurabijat Mickoskit dhe do t’i hedh në ajër për t’i ushqyer shpezët e uritur. Çdo tentim i Mickoskit për të relativizuar rëndësinë e BDI-së në shoqërinë, shqiptare do të ballafaqohet me përgjigjen e Ali Ahmetit, i cili i ka të gjitha opsionet bllokuese nën tavolinë, përfshi edhe organizimin e një Parlamenti shqiptar në RMV.
Politika funksionon me mesazhe, por ka politikanë që nuk i lexojnë drejt mesazhet. I tillë është edhe kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, i cili gjithë makineirnë e tij propagandistike e ka orientuar kundër BDIsë dhe konkretisht kundër liderit të saj, Ali Ahmeti. Po ta pyesni Mickoskin se pse po e ndërton këtë narrativ antiBDI, përmend disa arsye por ai i ik të vëretës kryesore. Vetëm me BDI-në ai nuk mund të bëjë pazare në kurriz të shqiptarëve. Ai e di se BDI tash më është etabluar jo vetëm si një forcë madhore politike, por si një opsion faktorizues në Maqedoninë e Veriut.
I vetëdijshëm për fuqinë e këtij opsioni, Mickoski e ka të qartë se agjenda e tij antiprendimore nuk kalon në bashkëqeverisje me BDI-n, andaj atij po i ngutet të gjej skutave ndonjë politikan shqiptarë që e ka humbur udhën në oborr.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale konfirmoi pritjet e atyre që kishin bërë anketa, ku BDI u radhit forca e tretë politike. I trimëruar nga ky rezultat, Mickoski që tani po e sheh veten fitues të zgjedhjeve parlamentare, duke bërë plane se si ta menjanojë BDInë nga bashkëqevrisja. Kësaj kauze antishqiptare të Mickoskit fatkeqësisht i kanë dhënë mblshtetje të heshtur edhe disa zëra opozitarë nga radhët e shqiptarëve, të cilët po duan me çdo kusht të bëhen pjesë e pushtetit të ardhshëm, pa marrë parasysh rezultatin zgjedhor. Me fjalë të tjera, ata do të pranonin të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme edhe nëse janë shumë prapa BDIsë me mandate deputetësh.
Sa është i realizueshëm ky skenar?
Në ëndërr mund të ndodhë gjithçka, por në realitet kjo është e pamundur. Këtë e ka të qartë edhe Mickoski, andaj ai ngutet t’i josh (lexo:mashtrojë) disa eksponentë të opozitës shqiptare, duke iu premtuar atyre poste e privilegje, me të vetmin qëllim që BDInë ta mbajë sa më larg bashkëqeverisjes.
Me këtë mendje kokëjeshile, Mickoski sheh ëndrra se mundet të dikton tempo në skenën e këtushme politike. Por, ai po harron se BDI nuk është plastelinë me të cilën mund të bësh figurina sipas dëshirës së çamarrokëve. Prandaj kishte të drejtë Ali Ahmeti kur ia përmendi Mickoskit gurabijat, sepse ai e dinte se lideri i VMRO-së ende vuan fazën e axhamillëkut në politikë.
Çdo tentim i Mickoskit për të anashkaluar vullnetin politik të shumicës shqiptare në Maqedoninël e Veriut, do të ballafaqohet me “blinderin” e Ali Ahmetit i cili do t’ia bluaj gurabijat Mickoskit dhe do t’i hedh në ajër për t’i ushqyer shpezët e uritur.
Çdo tentim i Mickoskit për të relativizuar rëndësinë e BDI-së në shoqërinë shqiptare, do të ballafaqohet me përgjigjen e Ali Ahmetit, i cili i ka të gjitha opsionet bllokuese nën tavolinë, përfshi edhe organizimin e një Parlamenti shqiptar në RMV.
Sigurisht që askush nuk do të dëshironte që të aktivizohen këto opsione, por nacionalistët maqedonas të grumbulluar rreth VMRO-së, duhet ta kenë të qartë se shqiptarët kanë bërë mjaft koncesione në dëm të tyre dhe në favor të betejave identitare maqedonase. Prandaj nuk është mirë që të aktivizohet “blinderi” i Ali Ahhmetit, sepse më të uriturit sërish mbesin ithtarët e hutuar të Mickoskit dhe suflerët e tij në Beograd.