AKTUALE

DELEGACIONI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REALIZOI VIZITA TË RËNDËSISHME NË ANKARA

Sot, 4 dhjetor (e enjte), Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së i përbërë nga Sekretarit Gjeneral, H. Irsal ef. Jakupi, Muftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili, Muftiu i Shtipit, Nasir ef. Rexhepi dhe drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki, qëndroi për vizitë zyrtare në kryeqytetin e Republikës së Türkiye-së, në Ankara.Gjatë qëndrimit në Ankara, delegacioni i udhëhequr nga Sekretari Gjeneral H. Irsal ef. Jakupi, realizoi vizita të rëndësishme, ku fillimisht vizitoi Agjensionin për Koordinim dhe Bashkëpunim Turk, ku u pritën nga zv/Kryetari i këtij agjensioni, Dr. Mahmut Çevik, si dhe realizoi vizitë zyrtare në zyrën e Presidencëc për Çështje Fetare të Republikës së Türkiye-së, ku u pritën nga zv/Kryetari, Dr. Husejin Hazërlar.Takimet u zhvilluan në një ambient tejet konstruktiv, miqësor me mikpritje të ngorohtë, ku u biseduan tema të cilat janë në ineteres të zhvillimit të projekteve me peshë të thekesuar për institucionet relevante dhe besimtarët në përgjithësi.Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, në emër të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Sekretari Gjeneral, H. Irsal Jakupi u dhuroi nga një plaketë drejtuesve të institucioneve respektive.Allahu ju bekoftë!

Banner

Related posts

Nën patrionatin e shoqatës ” Jehona e Malësisë” në Miçigan do të promovohet libri “Livia” i autorit Mark Pashku- Lucgjonaj

Gjyla Halili

Hapet shtabi i Besëlidhjes Rinore i koalicionit AKI në Tetovë

Gjyla Halili

U mbajt takimi i 15-të i Grupit Punues Sektorial për Arsim, Punësim dhe Politikë Sociale

Gjyla Halili