AKTUALE

Siljanovska Davkova: Raporti i KE-së nuk do të jetë shumë më ndryshe nga viti i kaluar, është koha e fundit që të fillojmë negociata përmes prizmës së kritereve të Kopenhagës

Presidentja, Gordana Siljanovska Davkova poret që Raporti i 17-të me radhë i KE-së për vendin tël jetë pozitiv, do të shënohen ndryshime, por se nuk do të jetë shumë më ndryshe nga viti i kaluar. Sipas saj, është koha e fundit që vendi të fillojë bisedime, përmes prizmës së kritereve të Kopenhagës.
Unë nuk mendoj se do të marrim raport shumë më ndryshe nga viti i kaluar. Jo. Mendoj se gjërat nuk kanë ndyshuar brenda natës. Edhe unë madje edhe kur bëhet fjalë për të drejtat e pakicave, gjithmonë kam thënë se le t’i lexojmë raportin e 15-të, 16-të, tani raporti i 17-ti do të jetë besoj pozitiv, kuptohet se do të hasen ndfryshime. Në të vërtetë, jo rastësisht ka ardhur deri në ndryshim të pushtetit, megjithatë se diçka nuk di, çuditërisht do të paraqitet nuk besoj, vlerësoi presidentja Suljanovska Davkova në pyetjen e gazetarëve, çka pret nga Raporti i ri i KE-së për progresin e vendit, i cili pritet të publikohet sot.

Sipas saj, kemi pasur 16 raport pozitive, ndërsa nuk kemi filluar bisedimet aderuese, atëherë vihet në pikëpyetje edhe kredibiliteti i autorit të raporteve dhe se kjo nuk është diçka për të cilën Këshilli i BE-së duhet të mendojë.
Por dua të theksoj se nëse do të kishit 16 raporte pozitive, atëherë është në pikëpyetje edhe besueshmëria e autorit të raporteve. Nëse keni 16 “po” nga Parlamenti dhe nëse keni 16 “po” nga Komisioni dhe 16 “Jo” nga Këshilli, dhe keni pasur situata të anëtarëve kur ka pasur “jo” nga Parlamenti dhe nga Komisioni dhe “po” nga Këshilli, atëherë mendoj se edhe Këshilli duhet të ketë parasysh. Është koha që të fillojmë negociatat, përmes prizmit të kritereve të Kopenhagës”, thotë Siljanovska Davkova, e cila sot mbajti fjalim në ngjarjen në prag të Konferencës së 29-të për ndryshimet klimatike (COP29), e cila do të mbahet nga 11 deri më 22 nëntor të vitit 2024, në Baku, Republika e Azerbajxhanit.

“Paketa e zgjerimit” u miratua sot nga Kolegji i komisarëve, pas së cilës pritet të prezantohet zyrtarisht sot pasdite në një konferencë për shtyp në Bruksel nga Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrell dhe eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhei.

Euroambasadori Mihalis Rokas sot do t’ia dorëzojë kopjet e Raportit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024, presidentes Gordana Siljanovska Davkova, kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, njofton Delegacioni i BE-së në vend.

Related posts

Boçvarski: Aktivizohen Tarifat pa kontakt në autostradën Shkup-Tetovë

Gjyla Halili

Bujar Osmani fitues në komunat Bogovinë dhe Bërvenic, ja rezultatet e para jozyrtare

Gjyla Halili

Banorët e Rekës të zemëruar: Prerje masive e druve, asnjë investim

admin