AKTUALE

Xhaferi akuzon nga foltorja e qeverisë: Synohet ndryshimi i numrave në Kuvend përmes një marrëveshjeje politike në tryezë

Banner

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, mbajti konferencë për media lidhur me përfundimin e proceseve zgjedhore të zgjedhjeve të dyfishta në vend.

Në cilësinë time si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përgjegjës për suksesin e procesit zgjedhor në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, kam marrë raporte nga pjesëmarrësit në procesin zgjedhor në lidhje me tentativat për inxhiniering zgjedhorë me marrëveshje ndërpartiake jashtëinstitucionale për votim dhe mbivotim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve lidhur me kundërshtimet simptomatike të paraqitura nga pjesëmarrësit në zgjedhje.

Sipas raportimeve, këto pretendime të inxhinierisë zgjedhore synojnë ndryshimin e raportit të numrave në Kuvend përmes një marrëveshjeje politike në tryezë.

Besueshmëria e zgjedhjeve dhe e procesit demokratik, e pranuar dhe e mirëpritur nga të gjitha palët dhe komuniteti ndërkombëtar, tashmë është në duart e Gjykatës Administrative dhe ftoj të gjitha institucionet të veprojnë sipas ligjit, pa direktiva partiake apo politike nga asnjëra anë. , dhe ta mbrojnë deri në fund besueshmërinë e procesit zgjedhor, pa i hedhur njollë vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhje”, thotë Xhaferi.

Banner

Related posts

Digjen tre kamionë në një kompani në Zhelinë të Tetovës

Gjyla Halili

Qoku në një vijë me Gashin dhe Mickoskin: Qeveria teknike s’është më e nevojshme!

Gjyla Halili

Babai i komandantit të ndjerë Nuri Mazarit në krah të Ali Ahmetit

Gjyla Halili