AKTUALE

Bilalli-Zendeli: BDI e para në çdo sondazh! Respektojmë vijat e kuqe për çdo parti që nuk pranon marrëveshjet që i sollën vendit paqe dhe stabilitet

Deputetja nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli-Zendeli, e ftuar në emisionin 3D me Alban Dudushin tha se BDI si parti politike serioze ndër vite ka vendosur disa vija të kuqe bashkëpunimi me disa parti që nuk respektojnë të arriturat shqiptare dhe shtetërore ndër vite.

Bilalli-Zendeli shtoi se rruga e Maqedonisë së Veriut ështe e orientuar drejt BE-së dhe nuk progresit.

“BDI ka vija të kuqe me ato parti që nuk respektojnë Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe atë të Fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, tanimë kemi edhe sfidën për euro-integrime. BDI qëndron lartë në çdo anketim, jemi të parët, ndaj nuk bëjmë kompromise me rregullat që i kemi, ne jemi pro BE dhe pro paqes. Nuk do të lejojmë të ketë kthim prapa sepse Maqedonia nuk guxon të kthehet kah Lindja dhe politikat pro-ruse”, u shpreh Bilalli-Zendeli. /indeks.mk

Banner

Related posts

Izet Mexhiti uron Pashkët: Uroj që kjo festë të sjellë paqe, dashuri dhe gëzim në familjet tuaja”

Gjyla Halili

Bekim Qoku: Nuk do ta mbështes asnjë subjekt që do të garojë jashtë VLEN-it

Gjyla Halili

Aktivitete intensive per ndërtimin e TS Ohër 400/110 kV

Gjyla Halili