AKTUALE

Blerim Bexheti një politikan i pamposhtur i Dërvenit plot 20 vite

Kryetari aktual i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti që nga viti 2006 kur u zgjodhë deputet në Kuvendin e Maqedonisë e deri më sot i solli vetëm rezultate të pamohueshme Bashkimit Demokratik për Integrim.

Një jurist i diplomuar, me aftësi të jashtëzakonshme menaxheriale arriti që të nxisë simpatinë e pjesës më të madhe të komunës së Sarajit, qoftë intelektual, biznismenë, student dhe qytetarë të profesioneve të ndryshme.

Bexheti ishte i zëshëm jo vetëm në Parlament por ai shumë shpejt arriti pas disa vitesh të udhëheqë për herë të parë komunën e Sarajit, një komunë e cila me vite ishte e lënë pas dore, ku mungonte siguria e qytetarëve.

Fale strategjise arriti që Sarajin, ta bën komun stabile dhe me perspektiv për afro 50 mijë banorë.

Falë tij, sot Saraji ka poliklinikë të re, çerdhe të reja, investime infrastrukturore, ndërtimin e gjimnazit të Sarajit, urrës së Sarajit, sheshit Isa Boletini dhe shumë projekte të tjera të cilët filluan të gjallërojnë komunën e cila është pjesë e qytetit të Shkupit.

Në vitin 2009, Bexheti u emërua edhe si Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Maqedonisë.

Vetëm për tre vite ai arriti të shqiptarizoj gjykatat dhe prokuroritë e vendit, duke emëruar profesionist të dëshmuar në të gjitha nivelet.

Ai arriti të emëroi mbi dhjetë noterë shqiptar, nga Kumanova deri në Strugë.

Në kohën e tij shqiptarët u emëruan edhe kryetarë gjykate, edhe gjykatës edhe prokurorë, konform politikave të BDI-së që me çdo kusht të respektohet marrëveshja e Ohrit.

Edhe pas vitit 2011 Bexheti ishte më aktivi në komunën e Sarajit ku në çdo cikël zgjedhor BDI triumfonte me votat, ku garantonte së paku diku reth 8000 vota në çdo cikël zgjedhor.

Kjo simpati ndaj BDI-së dhe vizionit të kryetarit Ali Ahmeti, ushqehej vazhdimisht nga aftësitë e jashtëzakonshme të kryetarit aktual Blerim Bexheti.

Ai arriti të krijoj një balancë në shoqërinë shqiptare të kësaj komunë, duke qenë servisi më i mirë për qytetarët hallexhinjë, intelektualët, biznismenë dhe të tjerë.

Bexheti sot është njeriu më modest i cili çdo ditë ndëgjon hallet dhe problemet e banorëve të Dervenit, dhe vazhdimisht përpiqet që të ju del në ndihmë si KRYETAR KOMUNE.

Sot Bexheti,për here të parë është bartës liste në njësin zgjedhore numër 1, në zgjedhjet parlementare 2024 në Maqedonin e Veriut.

Blerim Bexheti si zyrtar i larte i BDI-së i cili së bashku me partit tjera të Frontit Evropian ka mobilizuar gjithë aktivin politik në Komunën e Sarajit për një fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare të FRONTIT EVROPIAN.

Related posts

MPB Maqedoni dhe SHGM me protokoll për sigurinë e gazetarëve në internet

admin

Ndryshimi i motit ka mbushur ambulacat në Maqedoni

admin

Hazbi Lika: Vazhdojmë t’i dalim zot po të njëjtit ideal që na lanë më të dashurit tanë, dëshmorët e lirisë

admin