AKTUALE

Taravari ka zgjidhje për të punësuarit pa kontrata në shëndetësi

Mbi 2500 të punësuar në shëndetësi vazhdojnë të mbeten pa kontrata dhe tash e disa muaj nuk marrin paga. Ministri Arben Taravari thotë se deri në fund të vitit gjysmës prej tyre do t’u jepen kontrata, ndërsa gjysmës tjetër gjatë vitit 2025.

Këtë Taravari e tha gjatë vizitës në Spitalin Klinik të Tetovës. I pyetur se çfarë ndodhi me aparatin e rezonancës magnetike që u dëmtua gjatë vërshimeve në Tetovë, ministri tregoi se po punohet dhe se do të rregullohet.

Sa i përket mungesës së pajisjeve tjera në spitalin e Tetovës, Taravari tha se është i gatshëm që të investojnë, por pret që drejtori i spitalit të bëjë kërkesë në ministri. Për këtë vit, u shpreh se prioritet mbetet ndërtimi i spitalit të Kërçovës dhe investimet në Tetovë dhe Shtip.

Banner

Related posts

NDAHEN 25 TONELATA HURMA PËR QYTETARËT E VENDIT

Gjyla Halili

Gashi: Garantojmë se çdo ministër, drejtor do të jetë në funksion të qytetarëve

Gjyla Halili

Gazetari nga Tetova Urim Hasipi pyet: E çka keni bërë ju për Tetovën…??

admin