AKTUALE

Rënie e qarkullimit në tregtinë me pakicë të karburanteve për automobila

Rënie e qarkullimit në Grupin Tregtia me pakicë e karburanteve për automobila (nominalisht për 5.2 për qind, dhe reale për 5.1 për qind), regjistroi Enti shtetëror i statistikës në mars të këtij vitit në krahasim me marsin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, në tregtinë me pakicë, në mars 2024, krahasuar me mars 2023, shikuar sipas grupeve dhe klasave, rritje e qarkullimit është vërejtur në grupet: Tregtia me pakicë me produkte joushqimore, përveç karburanteve ( nominalisht për 9.9 për qind dhe realisht për 5.9 për qind), Tregtia me pakicë, me përjashtim të tregtisë së karburanteve (nominalisht për 4.7 për qind dhe realisht për 0.6 për qind), derisa në grupin Tregtia me pakicë me ushqime, pije dhe duhan ka vetëm rritje të normës nominale për 0.1 për qind, kurse në normën reale ka rënie për 4.1 për qind.

Banner

Related posts

Një 46-vjeçar i vdekur dhe një 13-vjeçare e plagosur. Familja Tërziu e përfshirë sot në incidentin e armatosur në Tetovë

Gjyla Halili

BDI: Gjykata Kushtetuese – instrument politik kundër barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit

Gjyla Halili

Mexhiti: Orientimi proevropian kusht i jonë për të qenë pjesë e Qeverisë

Gjyla Halili