AKTUALE

“Bëhu human – shpëto jetë” – aksion për dhurimin e gjakut në Gjykatën Kushtetuese

Nën moton “Bëhu human – shpëto jetë” Gjykata Kushtetuese organizon aksion për dhurimin e gjakut, që do të mbahet sot, në periudhën nga ora 9 deri në 14, në hapësirat e Gjykatës.

Aksioni për dhurimin e gjakut realizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nismë të Gjykatës Kushtetuese, me rastin e 60 vjetorit të ekzistimit të saj. Organizimi i këtij aktiviteti humanitar është nismë e të punësuarve nga Gjykata dhe deri më tani janë paraqitur rreth 40 dhurues nga Gjykata Kushtetuese, njoftuan nga Gjykata.

Përmes këtij aksioni, Gjykata Kushtetuese, siç është theksuar në komunikatë, shpreh solidaritet dhe humanizëm dhe njëkohësisht i bashkohet apeleve të Kryqit të Kuq për ngritje të ndërgjegjës për dhurimin e gjakut dhe motivimin e një numri të madh të njerëzve për dhurim vullnetar.

Banner

Related posts

ASH e Taravarit i përgjigjet Fetait: Saga e tradhtarëve që e dinë se tetori do ti gjejnë në greminë

Gjyla Halili

Fraksioni i BDI informon se zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat

admin

Nisi fushata Parlamentare – 17 parti në garë zgjedhore!

Gjyla Halili