AKTUALE

Shpallen konkurset për çmimet shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori”

Ministria e Kulturës njoftoi se sot janë shpallur konkurset për shpërblimet shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori” për vitin 2024.

Me çmimin shtetëror “11 Tetori” jepet njohje më e lartë për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, ekonomisë dhe në veprimtaritë e tjera me interes publik në shtet. Çmimi jepet për individë, grupe të autorëve, ekipe, institucione, shoqata tregtare dhe shoqata të qytetarëve nga vendi.

Me çmimin shtetëror “22 Nëntori”, u jepet mirënjohje personaliteteve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në shtetin tonë të cilët dhanë kontribut në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptim të ndërsjellë mes pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme kulturore dhe fetare.

Në kumtesë theksohet se konkurset për çmimet shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori” për vitin 2024 zgjasin nga 1 maji deri më 31 maj 2024.

Konkurset janë publikuar edhe në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës në linqet në vijim:

Çmimi shtetëror “11 Tetori”  – https://kultura.gov.mk/wp-content/uploads/2023/10/odluka-3.pdf

Çmimi shtetëror “22 Nëntori”  – https://kultura.gov.mk/22-%d0%bd%d0%be%d0%b5%d0%bc%d0%b2%d1%80%d0%b8/

Banner

Related posts

Samir Mane do të ndërtoj “fshat të vogël në Tetovë”, ja ku?!

Gjyla Halili

Komuna e Gostivarit nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Shoqatën për Zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit “Go Green Shkup”

admin

Izet Mexhiti: Përplasjet e mia në BDI datojnë nga viti 2016 kur isha kundër koalicionimit me Nikolla Gruevskin

Gjyla Halili