AKTUALE

Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

Banner

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, nga Cyrihu theksoi rëndësinë e mërgatës shqiptare, në shumë procese të rëndësishme për shqiptarët në trojet e tyre.
Gashi tha se ndryshimi është parakusht për tu bërë mirë. Sipas tij, në asnjë vend nuk mund të bëhet mirë pa u ndryshuar gjërat.
“Ndryshimi është esenca e demokracisë. Rotacioni politik është i domosdoshëm për ta parë a mund të bëhet më mirë. Nëse edhe pas 24 prillit dhe 8 majit vazhdon të mbetet në pushtet estabilishmenti i njëjtë, asnjë prej nesh nuk besoj se shpreson se mund të bëhet më mirë. Ne e dimë si ka qenë, do të jetë ashtu. Prandaj, për ta provuar për ta bërë më mirë, prandaj, e domosdoshme, esenciale, është që ta bëjmë ndryshimin më 24 prill dhe 8 maj”, tha Gashi, duke shtuar se ky ndryshim nuk mund të bëhet edhe pa ndihmën e diasporës.
Gashi tha se ata nuk e kanë për qëllim vetëm të bëhet rotacioni politik, vetëm të ndërrohen emrat e mbiemrat e njerëzve që i zëvendësojnë pozitat në pushtet.
“Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar dhe pikërisht për këtë arsye jemi bërë bashkë që ta ndryshojmë jetën e shqiptarëve në Maqedoni”, deklaroi Gashi.

Banner

Related posts

“Po na rrëshqiti Kërçova, pastaj mund të bëjmë gjithë ditën muhabete si përralla të plakave”, Dehari kërkon reflektim në zgjedhjet lokale, tregon numrat e zgjedhjeve të fundit

Gjyla Halili

Ratkoceri me pyetje publike për Albin Kurtin dhe “përfaqësuesit” e tij në RMV

Gjyla Halili

Izet Mexhiti për një kohë të shkurtë takoi të gjithë lidershipin shqiptar të rajonit

Gjyla Halili