KOSOVË

Ambasadori britanik në Serbi: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë se Londra e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

“Sikurse shumë vende të Bashkimit Evropian, evropiane dhe vende të tjera, ne e konsiderojmë Kosovën shtet të pavarur. Britania e Madhe dëshiron që ta shohë Kosovën në KiE dhe organizatat e tjera, kur kushtet të jenë të pjekura për këtë”, ka thënë Ferguson për mediat në Serbi. Ferguson ka thënë se dëshiron që të shohë progres në formimin e Asociacionit.  “Në të njëjtën kohë, duam të shohim progres në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo duhej të ndodhte kohë më parë, sepse është obligim nga Marrëveshja e Brukselit”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ambasadori britanik në Beograd ka theksuar se është me rëndësi që të zbatohet edhe Marrëveshja e Ohrit.

Banner

Related posts

Vritet në mënyrë monstruoze anëtari i grupit mafioz në Podgoricë

admin

Priten pasoja nëse nuk zbatohet Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

admin

“Prishtina do vetëm t’ua marrë pronat dhe t’i dëbojë serbët”, thotë Petkoviq në reagim ndaj Bislimit

admin