Treguesit ekonomik në shtet dhe masat e ardhshme në programin e LSDM-së me fokus të veçantë në bashkëpunimin me diasporën, digjitalizimin, reformën në administratën publike, sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit, ishin tema të takimit të sotëm të kryesisë së LSDM-së me përfaqësues të organizatës joqeveritare “Maqedonia 2025”.
Qëllimi i takimit, siç informoi lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, është të shihen qëndrimet dhe propozimet e ekspertëve ekonomik, sepse, siç tha, vetëm në atë mënyrë mund të bëhen masa dhe politika efikase për ekonomi të zhvilluar.
Bisedojmë për të gjitha temat të cilat janë me interes për sferën ekonomike në vend, ndërsa bisedojmë edhe për masat e ardhshme në programin tonë të cilat garantojnë ekonomi të qëndrueshme, inovative dhe konkurrente. LSDM ka plan të qartë dhe konkret për inicimin dhe rritjen e ekonomisë”, deklaroi Kovaçevski pas takimit dhe shtoi se nuk do të heqin dorë nga ideja për shtet prosperues dhe standard më të mirë jetësor për të gjithë qytetarët.
Janë planifikuar, siç tha, 180 milionë euro për mbështetje të kompanive vendore dhe 3,5 miliardë investime kapitale publike për prëforcim të rritjes dhe zhvillimit ekonomik.
Rroga minimale do të jetë 600 euro, ndërsa mesatarja 1.100 euro deri në vitin 2028. Edhe pensionet do të rriten – 20.000 denarë minimalja dhe 30.000 denarë pensioni mesatar. Papunësia do të ulet prej 12 në 7 për qind në vitin 2028”, potencoi Kovaçevski.
Këtë, siç tha, e konsiderojnë si absolutisht të realizueshme. Theksoi se është me rëndësi të vazhdohet me rrugën evropiane sepse edhe BE-ja parasheh mjete për rritje të Ballkanit Perëndimor.
Prezantimi i sotëm i raportit të Bankës botërore, siç theksoi, tregoi se ekonomia e vendit në vitin 2023 ishte rezistente ndaj të gjitha krizave dhe se ka rritje pozitive të ekonomisë edhe pse ësht[ më e ulët në raport me vitin 2022. Kjo, siç tha, është për shkak të ndikimit të rezultatit të dobët të ekonomive në BE dhe luftës në Ukrainë.