AKTUALE

Drejtori Ajdini përgëzon për penzionim kolegun Xhemil Shaqiri

Në NP për transport publik “Tetova Transport” – Tetovë u pensionua kolegu z. Xhemil Shaqiri.

Z. Shaqiri ka filluar punën në pozitën si “Shofer”, të cilën e vazhdoi me dinjitet dhe përkushtim të madh deri në ditën e pensionimit.

NP “Tetova Transport” – Tetovë organizoi një ceremoni përcjellëse në shenjë falënderimi dhe mirënjohje me rastin e pensionimit të tij.

Drejtori i ndërmarrjes z. Arbër Ajdini e falënderoi z. Shaqirin për kontributin e dhënë duke ndarë mirënjohje dhe një dhuratë modeste.

Z. Shaqirit i urojmë shëndet dhe gjitha të mirat në jetë!

*** *** *** *** *** *** *** ***

Banner

Related posts

Deklarata “bombë” e Macronit: Shqiptarët do të jenë pjesë e BE në dy vitet që vijnë

Gjyla Halili

KAS regjistron PD-në me kryetar të komanduar Alibeajn në zgjedhjet e 14 majit: Celibashi të ndryshojë vendimin, pesë ditë afat për ta apeluar

admin

Fraksioni brenda BDI: Mjaft shpërdorimeve dhe ndikimeve politike në UT

admin