AKTUALEBOTA

Biden, Osmanit: Mbështesim dialogun e BE-së drejt njohjes reciproke

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e dialogut të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë – “një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë eventuale”.

Përmes një telegram urimi për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës dërguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ai tutje thotë se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë lidershipin e Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet e saj, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes këtij procesi.

Presidenti amerikan ndër të tjera tha se mezi pret që të punojë me Kosovën për ndërtimin e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e shtetit të së drejtës.

“Unë gjithashtu pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm të sigurisë dhe përpjekjet e përbashkëta për të avancuar reformat e nevojshme për të arritur përfundimisht qëllimin e Kosovës për integrimin në BE. Dhe së bashku, ne do të vazhdojmë të ngrihemi për lirinë – përfshirë duke qëndruar së bashku me Ukrainën përballë agresionit brutal të Rusisë”, ka shkruar tutje Biden, njofton Klankosova.tv

Banner

Related posts

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Gjyla Halili

“Nuk ka vepër penale në veprimet për të cilat akuzohet Grubi”

Gjyla Halili

BDI: Kabareja “Puls” ishte mbyllur nga DAP në muajin dhjetor, mirëpo ajo rifilloi me punë shumë shpejt! Kush pati ndikim në këtë vendim?!

Gjyla Halili