AKTUALE

Debat publik për draft-strategjinë e Qeverisë për Transparencë (2023-2026)

Debat publik për draft-strategjinë për transparencë të Qeverisë (2023-2026) do të mbahet sot në organizim të Kabinetit të zëvendëskryeministrit të Qeverisë përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë dhe Fondacionit për internet dhe shoqëri Metamorfozis.

Në debatin publik fjalime hyrëse do të kenë zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, drejtori ekzekutiv i Metamorfozis, Bardhyl Jashari dhe Adriana Lavçiska nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, ndërsa draft strategjinë do ta prezantojë Irena Bojaxhievska dhe Natalija Shikova, ekspertë për përgatitjen e një draft strategjie për transparencë.

Siç thekson Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, qëllimi i strategjisë është lidhja dhe harmonizimi i politikave tashmë të miratuara që në mënyrë direkte ose indirekte duhet të përmirësojnë transparencën e institucioneve, por duhet të japin edhe drejtime të reja për përmirësimin e transparencës së institucioneve. .

Draft teksti është rezultat i punës së grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë për Transparencë, i përbërë nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, media dhe përfaqësues akademikë dhe institucione, që është pjesë e mbështetjes që Fondacioni Metamorfozis ofron në kuadër të bashkëpunimit me Zyrën e Zëvendëskryeministres përgjegjëse për politikat për qeverisje të mirë dhe përmes projektit “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore në Rmv” të realizuarA nga Fondacioni MetamorfoZis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëria e Hapur-Maqedoni.

“Me krijimin e këtij dokumenti strategjik do të funksionalizohen dhe përmirësohen rregullat e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve dhe parimi i transparencës”, theksuan nga Sekretariati i Përgjithshëm.

Strategjia e Qeverisë për Transparencë me një plan veprimi është planifikuar të zbatohet në periudhën 2023-2026 dhe është konceptuar si vazhdimësi e praktikave pozitive të bashkëpunimit dhe transparencës aktive të vendosura nga Strategjia e mëparshme.

Në debatin publik është paraparë pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, punonjësve të medias, sektorit të biznesit dhe të gjithë palëve të interesuara, të cilat do të kontribuojnë në finalizimin e tekstit të strategjisë së transparencës dhe planit të veprimit.

Related posts

Të martuarit janë më të lumtur se beqarët

Gjyla Halili

Kërcënimet me jetë, Ganiu do të bëjë padi private

admin

Bislimi: Kosova bëri lëshim të madh që pranuam marrëveshjen pa njohje formale

admin

Leave a Comment