AKTUALE

Katica Janeva lirohet me kusht nga burgu i Idrizovës

Banner

Ish-prokurorja speciale Katica Janeva, e cila u dënua me 7 vjet burg dhe që nga viti 2021 vuante dënimin në Burgun “Idrizovë”, në fillim të javës është kthyer në shtëpi, duke u liruar nga burgu.

Këtë informacion e ka konfirmuar drejtori i burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski.

“E dënuara Janeva përfitoi lirim me kusht dhe është e obliguar të paraqitet rregullisht në Gjykatën Themelore Penale Shkup deri në përfundimin e plotë të dënimit 7-vjeçar”, deklaroi për SDK.MK Jovanovski.

Janeva ishte nënshkruese e aktakuzës për blerjen e Mercedesit luksoz për Nikolla Gruevskin, të financuar me para të policisë, për të cilën vepër Jankullovska u dënua.

Ajo ishte e detyruar të paraqitej dhe të komunikonte me persona përgjegjës profesionalë në gjykatë.

Ekzistojnë edhe kushte të tjera, si ndalimi i kryerjes së ndonjë vepre penale gjatë periudhës së lirimit me kusht. Mosrespektimi i kushteve sjell rikthim në burg.

Në korrik të vitit 2021, Gjykata e Apelit Shkup ia konfirmoi Janevës dënimin me 7 vjet burg, në të cilin përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim prej mbi një viti.

Kujtojmë se më herët, edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska përfitoi lirim me kusht dhe u lirua para kohe nga burgu, ku në repartin e grave ishte së bashku me Katicën Janeva.

Related posts

Bdi: Ivan Stoilkoviq nuk ka qenë asnjëherë Ministër në asnjë Qeveri deri më sot!

Gjyla Halili

Kovacevski-Fon der Lajen: Mbështetje e fuqishme e mëtejshme nga Komisioni Evropian për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

admin

Fronti Europian: Opozita shqiptare të mos pengojë qëllimisht aktivitetet parazgjedhore dhe të respekton parimet demokratike

Gjyla Halili