SPORT

Nga nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Maqedoni – Itali

Të mërkurën më 30 gusht do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Italisë në Arenën “Todor Proeski” në Shkup në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024.

Çmimi i biletës së hyrjes në stadium është ndërmjet 300 dhe 500 denarë.

Shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Itali do të organizohet ekskluzivisht përmes rrjetit të shitjes së MKTickets me prezencë fizike të blerësve.

MAQEDONI – ITALI (Arena “Todor Proeski”, 9 shtator, ora 20:45)

Blloku 14, 18, 20 dhe 24 – 500 denarë

Tribuna jugore

Blloku 1 dhe 6 – 300 denarë

Blloku 2, 3, 4 dhe 5 – 500 denarë

Tribuna perëndimore

Blloku 25, 26, 27, 28, 29 dhe 30 – 300 denarë

Biletaria e Arenës “Todor Proeski” do të jetë e hapur në datat 7, 8 dhe 9 shtator nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

/BotaSot/

Related posts

Edhe sonte dy ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve

admin

Dukagjini e Trepça ’89 fitojnë Prishtinës e Dritës – tabela

admin

“Jam i lumtur për shqiptarët”, Sylvinho premton: Seriozitet maksimal edhe në 3 finalet e mbetura

admin

Leave a Comment