SPORT

Rahoveci fiton ndaj Vëllaznimit – SHQIP.com

Rahoveci ka shënuar fitoren e tretë në këtë edicion të elitës. Vreshtarët mundën Vëllaznimin me rezultat 88:84 (21:15, 13:23, 22:21, 20:17, 12:8), në javën e 23-të të Prince Caffe Superligës.

Vreshtarët e nisën furishëm ndeshjen, ku qysh në fillim krijuan epërsi prej nëntë pikësh, 15:6, ndërsa çerekun e parë e fituan 21:15. Megjithatë, kuqezinjtë nuk kishin udhëtuar për tu dorëzuar dhe rikthehen fuqishëm në periudhën e dytë, ku shkrin epërsinë dhe e kthyen atë në favor të tyre 34:38, sa përfundoi pjesa e parë.

Mysafirët vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, ku kishin epërsi 45:54, por vendasit nuk lejuan shkëputjen e lartë të tyre dhe afruan shifrat në 56:59, ndërsa dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesante.

Rahovecasit kësaj radhe kishin fitoren në ‘duar’, por kuqezinjtë të inspiruar nga Burim Zekiqi me dy treshe e bën sfidën dramatike, që nuk përfundoi në kohën e rregullt 76:76. Edhe në vazhdime ishte përballje shumë interesante, me vendasit që triumfuan 88:84.

Te vendasit Edmond Kryeziu shënoi 18 pikë dhe Gary Blackston 17, ndërsa te mysafirët u dallua Damonte Dodd me 17 pikë e 16 kërcime, Jordan Harris me 14 pikë e nëntë asistime dhe Burim Zekiqi me 15 pikë.

Rahoveci ka tri fitore e 20 humbje, kurse Vëllaznimi numëron 8 fitore e 15 humbje.

Banner

Related posts

Jo vetëm në Spanjë, Ferland Mendy nuk preferohet as nga klubet arabe

admin

Onana konfirmon rikthimin te Kameruni

admin

NBA kthehet në arenë boksi, përplasje fizike mes lojtarëve

admin

Leave a Comment