BOTA

Lajçak dhe Escobar diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se dje (e martë) ka mirëpritur emisarin amerikan Gabriel Escobar për të biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak ka shkruar në rrjetin social “X” se së bashku me Escobarin kanë pasur një diskutim të thelluar për situatën aktuale dhe rrugën përpara.

“Gëzohem të mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë amerikan, zëvendës ndihmës sekretarin Escobar, në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne patëm dje një diskutim të thelluar mbi dialogun, situatën aktuale dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Lajçak, transmeton KosovaPress.


Top Channel

Banner

Related posts

Përmbytjet katastrofike në Greqi! Shkon në 6 numri i viktimave, pamje apokaliptike në shumë zona

admin

Kampet e strehimit të harruara në Siri! Gjendja shumë e rëndë, nuk marrin asnjë ndihmë

admin

Bideni do të takohet me Zelenskyn dhe liderë të tjerë botërorë javën e ardhshme

admin

Leave a Comment