SHQIPËRI

Çmenduria në Tiranë, “X6”-ta që fluturoi dje te Liqeni drejtohej nga kushëriri i Vis Martinajt

Të tjera detaje zbulohen nga aksidenti i frikshëm i mëngjesit të së martës në digën e Liqenit të Tiranës, Eldi Alushi, në orët e para të mëngjesit doli nga rruga me makinën “BMW X6” dhe u përplas tek bordurat mbrojtëse të digës.

26-vjeçari tashmë i arrestuar nuk ka qenë vetëm në makinën e tij në momentin e përplasjes.

Mësohet se Emiljano Nina, Jurgen Allushi dhe Eldi Allushi, janë tre personat që kanë qënë në makinën tip “BMW X6” që lëvizte me shpejtësi marramendëse në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet.

Dyshohet se Emiljano Nina ka qënë shofer i makinës, i cili ende nuk është ndaluar nga policia.

Nina është një emër i njohur për policinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe është kushëri i Ervis Martinaj, shkruan oranews.

Në prill 2023 Nina u ndalua pasi ishte në kërkim për mashtrim nga policia prej disa kohësh tashmë.

Banner

Related posts

“Çantat përgjuese, prodhim indian”, si e “hëngri” Safet Gjici sipas ekspertit

admin

Vazhdojnë incidentet, Kreu i PD-së në Durrës godet me grushta këshilltarin bashkiak të PS

admin

Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR në Tiranë: Do vëzhgojmë situatën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve vendore

admin

Leave a Comment