BOTA

Lajçak dhe Escobar diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se dje (e martë) ka mirëpritur emisarin amerikan Gabriel Escobar për të biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak ka shkruar në rrjetin social “X” se së bashku me Escobarin kanë pasur një diskutim të thelluar për situatën aktuale dhe rrugën përpara.

“Gëzohem të mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë amerikan, zëvendës ndihmës sekretarin Escobar, në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne patëm dje një diskutim të thelluar mbi dialogun, situatën aktuale dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Lajçak, transmeton KosovaPress.


Top Channel

Banner

Related posts

SHBA: Aspiratat e Turqisë për në BE nuk duhet të pengojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO

admin

UNESCO lë jashtë Venecian! Nuk e përfshin në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik

admin

Çmenduria e të riut rus! Donte të kërcente me makinë tek një ndërtesë tjetër, shihni si përfundon

admin

Leave a Comment