AKTUALE

Ademi: BDI është në ditët më të mira falë Ali Ahmetit!

Banner

BDI është në ditët e saj më të mira”, këtë e tha mes tjerash në “Summer Click” në TV21 nënkryetari i kësaj partie, Arbër Ademi. Ai tha se e gjithë kjo është falë kryetarit Ali Ahmeti.

“Bashkimi Demokratik për Integrim gjindet në nivelet e saja më të larta sa i përket besueshmërisë në opinion dhe kjo është falë vizionit të Ali Ahmetit që ka bërë për 22 vite, të kemi një parti të qëndrueshme,stabile”, tha mes tjerash Ademi.

Sa i përket largimit të Izet Mexhitit nga partia, Ademi tha se ndjen keqardhje, mirëpo të njëjtit sipas tij kanë qenë të trajtuar mirë nga BDI dhe Ahmeti.

“Nga mediumet jemi informuar për përcaktimin e tyre politik, në këtë rast do të doja të theksoja se bëhet fjalë për figura të rëndësishme që kanë pasur pozicione të larta politike e partiake, kanë qenë të trajtuara shumë mirë në BDI”, tha mes tjerash Ademi.

Banner

Related posts

Bujar Osmani: BDI ka marrë tre vendime pas shpalljes së Ramiz Merkos në listën e zezë të SHBA-së

admin

Agron Dedivanaj: Të votojmë tani e përgjithmonë, shqiptarët për shqiptarët, shqiptarët për demokracinë

Gjyla Halili

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan, ndan 23 bursa për stundent në Malësi për vitin shkollorë 2025/2026

Gjyla Halili

Leave a Comment