AKTUALE

Buçkovski: ZNAM e Dimitrievskit është i njëjti fenomen si PRSD e Petkovskit në 2006

Banner

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i LSDM-së, Vllado Buçkovski theksoi se partia ZNAM e Maksim Dimitrievskit është i njejti fenonmen sikur Partia e Re Social Demokrate e Tito Petkovskit që doli në vitin 2006.

Ai shtoi se sipas vlerësimit dhe përvojës së tij me NSDP-në e Tito Petkovskit, priste rreth 50 deri në 60 mijë vota për Maksim Dimitrievskin dhe tha se rezultati i tij ishte befasues.

Ish-kryeministri tha se BDI në zgjedhjet presidenciale me Bujar Osmanin ka arritur një rezultat të shkëlqyer në një garë të pasigurt mes partive shqiptare.

“Shumë nuk besuan se një BDI mund të bënte një ndryshim të tillë, duke pasur parasysh atmosferën që u krijua. Por me koalicionet artificiale, të mos harrojmë Selën, ata fituan vetëm në Gostivar dhe diferenca është disa qindra vota. BDI fitoi gjithandej”, tha Buçkovski.

Related posts

VLEN: Elmi Aziri i gatshëm për ta fundos BDI-në

Gjyla Halili

Një komb, një vizion: Samiti IV i Diasporës në Tiranë më 14-15 prill

Gjyla Halili

Osmani për Triling: Mos miratimi i amendamenteve kushtetuese do të ndalojë procesin e integrimit evropian

admin