BOTA

Mbyten babë e bir në Itali, 60-vjeçari u fut të shpëtonte djalin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Piacenza të Italisë, ku babë e bir 60 dhe 25 vjeç, me origjinë nga Sri Lanka u mbytën në lumin Trebbia.

Ata po kalonin kohë me familjen buzë lumit, në zonën e Perinos, ndërsa në një moment djali u zhyt në ujë, por nuk arriti të dilte dhe babai u hodh për ta kërkuar.

Sipas mediave vendase, fatkeqësisht të dy u mbytën dhe trupat  u gjetën nga polumbarët të cilët ndërhynë së bashku me karabinierët.

Një muaj më parë , një djalë 19-vjeçar vdiq në ujërat e lumit Secchia në Modena pasi u zhyt teksa shoku i tij po e filmonte me smartfonin e tij.Trupi i tij u gjet pas pesë ditësh kërkime të pandërprera.


Top Channel

Banner

Related posts

SHBA me sanksione të reja kundër Rusisë, vë në shënjestër mbi 500 individë dhe subjekte

Gjyla Halili

Kremlini: Vazhdimi i marrëveshjes së grurit pa Rusinë, e rrezikshme

admin

Spanja në alarm! Toka vijon të thahet, temperaturat ende në limite

admin

Leave a Comment