BOTA

Spanja në alarm! Toka vijon të thahet, temperaturat ende në limite

Thatësirat e vazhdueshme dhe shfrytëzimi i tepërt i tokës si për bujqësinë ashtu edhe për industrinë kanë ngjallur frikë në Spanjë mbi shkatërrimet që mund të ndodhin.

Frika më e madhe është kthimi i vendit në një shkretëtirë, e cila nuk ka asnjë burim uji dhe nuk do të mund të prodhojë më asnjë produkt.

“Spanja nuk do të jetë një shkretëtirë si në Sahara, kjo është e pamundur. Por degradimi i rëndë i tokës e bën atë të humbasë kapacitetin prodhues. Është shqetësuese”, tha Gabriel del Barrio-studiues.

Shkaku kryesor i kësaj katasrofe është ngrohja globale, e cila po nxit rritjen e temperaturave, që çon në avullimin e ujit dhe shkakton më shumë zjarre.

Sipas studiuesve rolin e rëndësishëm e luan edhe aktivitetin njerëzor, i cili është fajtori më i madh, veçanërisht për shkak të bujqësisë intensive.

Pavarësisht klimës së saj shumë të thatë, Almeria është shndërruar në kopshtin e perimeve të Evropës përmes serave të saj prej 40 mijë hektarësh, që prodhojnë perime dhe drithërave.

Por këto zona të prodhimit të të korrave po e përkeqësojnë problemin duke përdorur ujërat nëntokësore dhe duke shteruar rezervat.

Konventa e OKB-së për Luftimin e Thatësirës, njofton se 75 për qind e tokës së Spanjës po lufton me kushte klimatike që mund të çojnë në ekstremitet, duke u bërë vendi evropian më të kërcënuar nga problemi.


Top Channel

Banner

Related posts

SHBA do të dërgojë 160 milionë funte ndihmë për sigurinë në Ukrainë

admin

Rrëzohet një dron pranë Moskës

admin

Indi i hequr nga gjoksi i Bidenit ishte kanceroz

admin

Leave a Comment