SHOWBIZ

Yll Limani ka publikuar këngën “U Kry” në “Spotify”, sot pritet publikimi i videoklipit

Artisti i njohur, Yll Limani kohë më parë paralajmëroi një projekt të ri muzikor.

Një pjesë e shkurtër e këngës së re që mban titullin “U kry” u bë virale në rrjetet sociale dhe tani këngëtari ka zbuluar kohën e lansimit të saj.

Kënga tashmë është publikuar pas mesnatës në platformën Spotify.

Ndërkohë, videoklipi i këngës pritet të lansohet sonte, të premten (26 maj) në kanalin zyrtar të artistit në YouTube.

Theksojmë që e veçanta e klipit të ri të këngëtari është edhe paraqitja e aktores dhe modeles spanjolle, Inge Ladd e cila njihet edhe si imazh në kampanjat e markës “Gucci”.

Ndërkohë, kënga e fundit e lansuar nga Ylli është “Ulu” që u mirëprit nga fansat e tij dhe vetëm në YouTube numëron mbi katër milionë klikime.

Banner

Related posts

“Nuk prisja të shkonte kaq gjatë”, Maestro: Nëse Luizi dhe Olta do të largoheshin nga BBV, do ikja pas tyre

admin

Pharrell Williams dhe Lorraine Schwartz bashkohen për të shitur bizhuteri të veshura nga VIP-at

admin

Rita Ora ngre peshë skenën e M&S Bank Arena në Eurovision Song Contest 2023

admin

Leave a Comment