SHOWBIZ

Ftesë në 5 /“Kristi bën si filozof”, Gala Dragot flet për lojën e vëllait të saj në BBV

Gala Dragot ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje Skype nga Belgjika.

Vajza 17 vjeçare e Robert Aliaj ka nisur karrierën në Belgjikë si këngëtare, aty ku ka rrëmbyer edhe çmimin e parë në “The Voice of Belgium”.

Ajo tregoi se dëshiron të arrijë sa më lart dhe në këtë dëshirë të saj ka përkrahjen e dy burrave të familjes, babait Robertit dhe vëllait të saj Kristit.

E pyetur nga Bieta, Gala komentoi pak lojën e vëllait në Big Brother Vip, edhe pse theksoi se nuk e ndjek shpesh.

“Kristit i pëlqen të bëjë debat, të bëjë filozofira dhe nuk i pëlqen të merret me thashetheme mesa kam dëgjuar”, u shpreh Gala.


Top Channel

Banner

Related posts

Dita e Autizmit! Çrregullimet e spektrit autik te fëmijët

admin

Të lindur për të pasur sukses në rrjetet sociale, njihuni me këto dy shenja të zodiakut

admin

Tina Turner dhe burri i saj Bach, një histori e veçantë dashurie! Ai i dhuroi veshkën këngëtares dhe arriti t’ia kthente lumturinë pas traumës nga martesa e parë abuzive

admin

Leave a Comment